PSG merr kreun e Ligue 1, fitoi ndaj Metz në transfertë 2-3
PSG-ja ka marrë kreun e klasifikimit në kampionatin francez të futbollit, pasi të shtunën mposhtin Metzin në transfertë. Skuadra e Luis Enrike triumfoi me rezultatin 2-3.
Gara në kampionatin francez këtë sezon duke se ka një rivalitet më të madh në krahasim me vitet e fundit, ku PSG arrinte ta fitonte disa javë para fundit. Aktualisht kampionët në fuqi po kalojnë një formë me luhatje, ndërsa të shtunën u ngjitën në krye të klasifikimit, pasi fituan në transfertë ndaj Metz, sfidë e cila përfundoi 2-3. Një lojë e dominuar nga të besuarit e Luis Enrique, të cilët gjetën avantazhin me Ramos në minutën e 31-të. Ndjantou dyfishoi shifrat, por vendësit do të reagonin brenda pjesës së parë me Deminguet.
Ylli i gjelave, Desire Doue dërgoi shifrat në 1-3 në pjesën e dytë duke i dhënë qetësi të tijve, ndërsa Metz do të provonte dhe një herë me gjeorgjianin Tsitaishvili. Në vijim asgjë nuk ndryshoi dhe PSG mori triumfin e radhës, i cili është i 11-ti në Ligue 1.
Aktualisht parizienët kanë 36 pikë, dy më tepër se Lens që është ndjekësi më i afërt. Sfida e radhës për kampionët në fuqi të Francës, por dhe të Evropës është derbi i qytetit ndaj Paris FC që renditet i 14-ti.
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse