Dy persona arrestohen në Sidney për sulmin terrorist me 12 viktima
Dy burra janë arrestuar në Sydney, Australi, me dyshimin për përfshirje në sulmin terrorist që ndodhi të dielën në mbrëmje në Bondi Beach, gjatë një eventi për festën hebraike të Hanukkah, raportoi The Sydney Morning Herald.
Arrestimet u realizuan pas një kontrolli të zhvilluar në një shtëpi në lagjen Bonnyrigg, në jugperëndim të Sidneit, ku policia gjeti prova që lidhnin dy të dyshuarit me incidentin.
Sulmi ndodhi gjatë një tubimi ku morën pjesë mbi 1,000 persona, shumica prej të cilëve ishin familje me fëmijë. Incidenti, që u klasifikua si akt terrorist, shkaktoi tragjedi, duke lënë të paktën 12 të vdekur dhe 29 të plagosur. Policia ka bërë të ditur se njëri nga sulmuesit u qëllua për vdekje gjatë arrestimit, ndërsa tjetri u plagos dhe u shtrua në spital në gjendje kritike.
LEXONI GJITHASHTU:
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë