Një shqiptare në listën elitare të Akademisë së FBI-së
Majore Luljeta Mehmeti-Quigley ka diplomuar me sukses nga Akademia Kombëtare e FBI-së, si pjesë e Sesionit të 296-të, në ceremoninë e mbajtur në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia.
Sipas një njofitmi të Policisë së Kosovës, ajo është pjesë e një grupi të përzgjedhur të zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit që përfundojnë këtë program prestigjioz dhe ndër të paktët në historinë e Policisë së Kosovës që kanë diplomuar nga Akademia Kombëtare e FBI-së.
Në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, më pak se 1% e zyrtarëve të zbatimit të ligjit kanë mundësinë të ndjekin këtë trajnim elitar ekzekutiv.
Akademia Kombëtare e FBI-së ofron një program intensiv 11-javor me fokus në lidership, komunikim, shkenca të sjelljes, përgatitje fizike dhe praktika bashkëkohore të policimit. Pjesëmarrësit përzgjidhen mbi bazën e performancës së dëshmuar profesionale dhe potencialit udhëheqës, ndërsa mesatarisht kanë mbi 20 vjet përvojë në zbatimin e ligjit.
Sesioni i 296-të u përbë nga 254 zyrtarë që përfaqësonin 47 shtete të SHBA-së dhe Distriktin e Kolumbisë, si dhe zyrtarë nga 24 shtete të botës, katër organizata ushtarake dhe dy agjenci federale civile, duke theksuar karakterin e fuqishëm ndërkombëtar dhe ndërinstitucional të Akademisë.
Diplomimi i Majores Mehmeti-Quigley pasqyron profesionalizmin, lidershipin dhe përkushtimin e saj ndaj shërbimit në Policinë e Kosovës.
Ky sukses forcon kapacitetet institucionale të Policisë së Kosovës dhe përforcon angazhimin për standarde moderne, demokratike dhe të harmonizuara ndërkombëtarisht të policimit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë publike për të gjitha komunitetet në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde
- 18:12 F-16 përfshihet nga flakët pas uljes emergjente në Greqi, piloti shpëton në kohë (VIDEO)
- 18:10 Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
- 17:56 Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 17:53 Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 17:50 Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:47 Palm Beach riemëron aeroportin në nder të presidentit Trump