Kroacia do të ndërtojë një qendër për mbetje radioaktive pranë kufirit me Bosnjën

15 Dhjetor 2025 | 15:16

Parlamenti i Kroacisë, në seancën e 15 dhjetorit, miratoi Ligjin për ndërtimin e një qendre për menaxhimin e mbetjeve radioaktive në Tëgovska Gora.

Sipas Programit Kombëtar për zbatimin e Strategjisë për menaxhimin e mbetjeve radioaktive, burimeve të shfrytëzuara dhe karburantit bërthamor të harxhuar, të miratuar nga Qeveria e Kroacisë në fund të vitit 2018, Tërgovska Gora dhe kazerma Çerkezovac janë paraparë si lokacion për deponinë afatgjatë të këtyre mbetjeve.

Aty do të depozitohen mbetje radioaktive të nivelit të ulët dhe të mesëm nga centrali bërthamor Kërshko në Slloveni, si dhe mbetje radioaktive të gjeneruara në territorin e Kroacisë.

Lokacioni i depozitimit ndodhet rreth 800 metra në vijë ajrore nga kufiri me Bosnjë e Hercegovinën, dhe një kilometër nga burimi i ujit për komunën e Novi Gradit, nga i cili furnizohen me ujë afër 15 mijë banorë.

Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë kundërshtojnë hapjen e qendrës për menaxhimin e mbetjeve radioaktive, pasi vlerësojnë se ajo mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin e banorëve në pellgun e lumit Una.

Ata gjithashtu vlerësojnë se do të rrezikohen 13 komuna në veriperëndim të Bosnjës, ku jetojnë afër 250 mijë banorë.

Pesë vjet më parë, Këshilli i Ministrave i Bosnjës miratoi vendimin për emërimin e një ekipi ekspertësh për monitorimin e gjendjes dhe aktivitetit lidhur me çështjen e deponimit të mbetjeve radioaktive dhe karburantit bërthamor të harxhuar në lokacionin Tërgovska Gora.

Detyra e tyre ishte të përgatisnin një analizë gjithëpërfshirëse profesionale të gjendjes dhe ndikimit të mundshëm të deponisë në këtë lokacion, si dhe të hartonin propozime për masa mbrojtëse për popullsinë në 13 komunat e Bosnjë e Hercegovinës në pellgun e lumit Una dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkohë, Qeveria e Kroacisë, në arsyetimin e vendimit, theksoi se miratimi i ligjit është i domosdoshëm për përmbushjen e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe për të siguruar menaxhimin afatgjatë dhe të sigurt të mbetjeve radioaktive./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
17:55 | 23/07/2026

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
17:36 | 23/07/2026