Kaja Kallas: Putin nuk do ndalet me Donbasin, pastaj radhën e ka e tërë Ukraina

15 Dhjetor 2025 | 15:39

Donbasi nuk do të jetë fortesa e fundit e Putin. Ky është paralajmërimi që ka bërë Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE, Kaja Kallas në një prononcim për mediat.

“Duhet ta kuptojmë se Donbasi nuk është qëllimi përfundimtar i Putinit. Nëse ai e pushton Donbasin, fortesa shembet dhe pastaj ai me siguri do të vazhdojë me pushtimin e të gjithë Ukrainës. Dhe e dini, nëse Ukraina bie, rajone të tjera janë gjithashtu në rrezik.

Ne e dimë këtë nga historia dhe duhet të mësojmë nga historia”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, me mbërritjen e saj në Këshillin e Punëve të Jashtme.

“Duhet të kemi parasysh se vendet duan të bashkohen me NATO-n sepse nuk duan që Rusia t’i pushtojë ose sulmojë. Dhe kjo është arsyeja pse Suedia dhe Finlanda iu bashkuan NATO-s. Kjo është arsyeja pse shtetet baltike iu bashkuan NATO-s, për të pasur këtë ombrellë mbrojtëse.

Tani, nëse kjo nuk është në diskutim, atëherë duhet të shohim se çfarë garancish të prekshme sigurie ekzistojnë. Ato nuk mund të jenë dokumente ose premtime. Ato duhet të jenë trupa të vërteta, aftësi të vërteta që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë veten”, shtoi ajo.

Reagimi i Kallas vjen kur Zelensky ka braktisur qëllimin e vendit të tij për t’u bashkuar me NATO-n.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026

Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës

Portugalia është gati të dërgojë një mision ndihme emergjente prej 50 shpëtimtarësh në Venezuelë, njoftoi sot Ministri i Jashtëm Paulo Rangel, pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që goditi vendin e Amerikës Latine. “Ekziston një...
17:58 | 25/06/2026

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026