Digjet shoferi i mjetit në Llogara, policia: Viktima nuk është identifikuar ende
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Llogara ku një person është gjetur i pajetë brenda një makine të djegur. Policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se viktima është gjetur në mjet në sediljen e drejtuesit.
Viktima është djegura nga zjarri i rënë në mjet ndërsa ende nuk është identifikuar. Grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen për zbardhjen e shkaqeve dhe identitetin e viktimës.
“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.
Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përfshihet nga flakët një makinë në Llogara, dyshohet për një person brenda në mjet
- Osmani takim me Papa Leonin në Selinë e Shenjtë: E ftova të vizitojë Kosovën
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit