Berat/ Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij dënohen për nxjerrje të sekretit shtetëror

15 Dhjetor 2025 | 16:33

Gjykata e Shkallës së Parë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat shpalli fajtor ish-drejtuesin e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), P.Sh., dhe djalin e tij, A.Sh., për veprime të ndryshme penale, pas kërkesës së Prokurorisë së Beratit.

Sipas vendimit të gjykatës, P.Sh. u gjet fajtor për “Organizimin ose ushtrimin e veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe u dënuar me 2 vite burg, duke u ulur dënimi me një të tretën, përfundimisht 1 vit e 4 muaj, me pezullim të ekzekutimit të vendimit dhe vendosje në provë për 2 vite e 8 muaj.

Ndërkohë, A.Sh. u gjet fajtor për dy vepra penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar”. Dënimi i tij total përfundimtar është 1 vit e 4 muaj burg, me pezullim të ekzekutimit dhe vendosje në provë për 2 vite e 8 muaj. Gjykata gjithashtu i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Hetimet zbuluan se në një lokal në lagjen “30 Vjetori” në Berat, i drejtuar nga P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati online. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së A.Sh., u gjetën armë dhe municion, si dhe dy USB me dokumente të klasifikuara si “sekret”, të cilat ishin marrë pa autorizim.

Prokuroria theksoi se marrja dhe ruajtja e këtyre materialeve nga A.Sh., pas largimit nga detyra, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Gjykata vendosi që të dy të pandehurit të jenë nën mbikëqyrje gjatë periudhës së provës dhe të respektojnë kushtet e vendosura.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar nga Vlora, gjatë një operacioni të koduar “Siguria 2”, të zhvilluar në kuadër të kontrolleve të...
14:56 | 09/07/2026

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin...
14:39 | 09/07/2026

Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje mbi rastin e dhunimit të një të miture nga disa bashkëmoshatare në Fier,...
14:32 | 09/07/2026