Greva e mjekëve britanikë, qeveria kërkon shtyrjen për në janar: Shkak vala e gripit

15 Dhjetor 2025 | 18:08

Sekretari i Shëndetësisë i Britanisë, Wes Streeting të hënën ka u ka bërë thirrje mjekëve britanikë që të riplanifikojnë grevën e tyre pesëditore për në janar ndërsa spitalet përpiqen të përballojnë një rritje të rasteve të gripit.

Shoqata Mjekësore Britanike (BMA), e cila përfaqëson mjekët specialistë të cilët përbëjnë pothuajse gjysmën e atyre që punojnë në spitale tha se greva do të fillonte të mërkurën për shkak të pagave dhe kushteve të punës.

“Dhjetëra mijëra mjekë në vijën e parë janë bashkuar për t’i thënë ‘jo’ asaj që është propozuar, e cila është qartësisht shumë pak dhe shumë vonë”, tha kreu i BMA-së, Jack Fletcher, duke shtuar se anëtarët e kishin hedhur poshtë propozimin e fundit të qeverisë për kushtet e punës.

Greva do të shtojë presionin mbi shërbimet e NHS-së, të cilat tashmë janë të mbingarkuara, pasi Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Anglisë paralajmëroi javën e kaluar se spitalet po përballeshin me një skenar të rastit më të keq për shkak të një “super gripi”.

Shtrimet në spital për shkak të gripit në Angli u rritën me më shumë se 50% në fillim të dhjetorit, duke arritur mesatarisht 2,660 pacientë në ditë. Ekspertët thonë se kulmi ende nuk ka ardhur.

Evropa në tërësi po përballet me një valë gripi të rëndë dhe autoritetet shëndetësore po paralajmërojnë se rastet po rriten në të gjithë kontinentin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026