Berisha përshëndet protestuesit e “Shqipëria Bëhet” dhe Lapajn: Rama do ia mbathë

15 Dhjetor 2025 | 19:33

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti sot protestuesit e forcës politike “Shqipëria Bëhet” gjatë protestës së mbajtur përpara Kryeministrisë, duke deklaruar nisjen e asaj që e cilësoi si “beteja përfundimtare e opozitës”.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, të pranishëm sot në këtë shesh, një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore. Të nderuar deputetë të opozitës, drejtues të PD. Të nderuar protestues të partisë Shqipëria Bëhet. Sonte, ne mblidhemi për të shpallur para jush këtu, për të shpallur para mbarë shqiptarëve se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. Miqtë e mi, parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur, por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shterron guximin më shumë është vjedhja. Ndaj dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë. Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari. Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske. Pse kjo? Sepse ai është kryefrikacaku i kombit. Kryehajduti është edhe kryefrikacaku i kombit. Dhe u garantoj unë se ai është aty, se ai vjedh shqiptarët ditë e natë, nuk ngopet kurrë, e tha bukur Gëzim Sadiku, ai nuk ngopet kurrë. Ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne. U jap ju fjalën e nderit, se kur ta zëmë në këtë shesh, me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë. Po, po miq.”-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026