VIDEO/ Çifti heroik u vranë kur tentuan të ndalonin terroristin, vdiqën të përqafuar

16 Dhjetor 2025 | 10:49

Historitë nga sulmi terrorist në plazhin Bondi të Sidneit, që la 15 të vdekur, vazhdojnë të prekin zemrat e njerëzve. Vëmendja është fokusohet së fundmi në një çift që u përpoq të çarmatoste terroristin 50-vjeçar, Shaheen Akram, por që përfunduan të vrarë të përqafuar në trotuar.

Në një video, 69-vjeçari hebre rus Boris Gurman duket se ka shtyrë Akramin ndërsa ai doli nga makina me një flamur të ISIS-it në xhamin e përparmë dhe i mori armën. Megjithatë, përpjekja e tij dështoi, pasi terroristi 50-vjeçar qëlloi dhe vrau si Borisin ashtu edhe gruan e tij 61-vjeçare, Sofian. Fillimisht, çifti u raportua i zhdukur pas sulmit të së dielës, me policinë që bëri thirrje për informacion.

Sipas mediave australiane, çifti heroik jetonte në Bondi të Australisë dhe kishte një djalë në të 30-at. Burime familjare bëjnë me dije se Boris dhe Sofia po përgatiteshin të festonin 35-vjetorin e martesës së tyre në janar. “Boris dhe Sofia kishin jetuar në Bondi për vite me radhë, duke e dashur komunitetin dhe jetën që kishin ndërtuar atje. Ata ishin njerëz të sjellshëm, të fortë dhe bujarë, të përkushtuar ndaj familjes së tyre. Mungesa e tyre lë një boshllëk që nuk mund të mbushet”, tha familja Gurman në një deklaratë.

Në lidhje me aktin e vetëmohimit që ata demonstruan të dielën, të afërmit theksojnë se “kjo konfirmoi se çfarë lloj njerëzish ishin: ata ishin ata që instinktivisht zgjedhin të ndihmojnë, edhe kur ekziston rreziku më i madh. Edhe pse asgjë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e humbjes, ne jemi jashtëzakonisht krenarë për guximin dhe humanitetin e tyre”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren

Kandidati demokrat për Senatin amerikan në shtetin e Maine, Graham Platner, ka pezulluar fushatën e tij pas akuzave për sulm seksual dhe një sërë skandalesh...
08:15 | 09/07/2026

Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës

Lufta për të ardhmen e Groenlandës është larg të mbaruarit, ndërsa Trump ringjall përpjekjen e tij për të pushtuar ishullin, duke rihapur frikërat më të...
08:09 | 09/07/2026

Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer një tjetër valë sulmesh gjatë natës, duke rritur më tej tensionet në Lindjen e Mesme. Ushtria amerikane kreu...
08:05 | 09/07/2026