Kush është “heroi” në tragjedinë e Australisë që neutralizoi një nga autorët

14 Dhjetor 2025 | 20:30

Një qytetar civil është kthyer në protagonist të ngjarjes tragjike të ndodhur në Bondi Beach, pasi ndërhyri për të neutralizuar një nga autorët e sulmit me armë zjarri në Sidnei.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Ahmed al Ahmed, i cili reagoi në mënyrë të menjëhershme duke çarmatosur agresorin, në një moment kur të shtënat po rrezikonin jetën e civilëve të pranishëm në zonë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur ai i afrohet autorit nga pas, i rrëmben armën dhe e detyron të bjerë në tokë, duke ndalur sulmin.

Sipas mediave australiane, Ahmed al Ahmed është shitës frutash dhe baba i dy fëmijëve. Ai mbeti i plagosur gjatë ngjarjes, duke pësuar dy plagë me armë zjarri. Raportohet se ai nuk kishte përvojë me armët dhe ndodhej rastësisht në zonë.

Veprimi i tij u vlerësua gjerësisht nga publiku dhe autoritetet. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi atë si “hero”.

Policia njoftoi se të paktën 11 persona humbën jetën gjatë sulmit, i cili kishte në shënjestër komunitetin hebre gjatë një aktiviteti të Hanukkah në Bondi Beach. 29 persona u transportuan në spital, përfshirë edhe një fëmijë.

Autoritetet konfirmojnë se janë identifikuar dy të dyshuar. Njëri ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta

Një 27-vjeçare në Somali është dënuar me tre vjet burg për komentet që bëri në rrjetet sociale, në një rast që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe...
13:27 | 26/06/2026

Raporti: SHBA shqyrton zhvendosjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti

Pentagoni po shqyrton zhvendosjen e disa prej bazave të tij ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti në mënyrë që të zvogëlojë dëmet e mundshme nga...
13:07 | 26/06/2026

Samiti në Antibes, Macron dhe Meloni rikthejnë boshtin Itali-Francë: Pa ne, Evropa nuk do të ishte ajo që është

Italia dhe Franca kanë riafirmuar partneritetin e tyre strategjik gjatë samitit të 36-të dypalësh të mbajtur në Antibes, ku Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja...
13:04 | 26/06/2026