Basha: Masakra e 25 prillit s’na përgjysmoi dot, misionin për demokracinë do ta çojmë deri në fund

2 Qershor 2021 | 14:40

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e zhvendosi fushatën e tij për zgjedhjet me takime në Kamëz dhe Vorë.

Duke e konsideruar “regjim” qeverisjen e socialistëve, Basha u shpreh se demokratët nuk do të dorëzohen në përpjekjen e tyre “për të rikthyer demokracinë”. Në takimin në Vorë ai tha se PD doli nga zgjedhjet e 25 prillit si “forca e vetme morale” dhe “shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim”.

“PD doli nga kjo betejë më e fortë dhe më e madhe, në bindjen time më të thellë, prej dy faktorëve kryesorë: Sepse ka qenë, është dhe mbetet parti e vlerave, […] Sepse pavarësisht të gjithë përpjekjeve të kundërshtarit për të na përçarë, […] janë thyer njëra pas tjetrës si shkopinj,” – tha Basha.

Sipas kryetarit aktual të PD-së, pavarësisht të ashtuquajturës “masakër e 25 prillit” PD “u rrit numerikisht, politikisht dhe moralisht”.

“[…] masakra e 25 prillit jo vetëm që nuk na përgjysmoi por na rriti numerikisht, politikisht dhe moralisht dhe na ka bërë më të gatshëm dhe më të aftë për t’u bërë gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë para shqiptarëve,” – shtoi Basha.

Në takimin tjetër kryetari aktual i PD-së tha se zgjedhjet e 25 prillit “nuk zgjidhën asgjë”. Ai i krahasoi ato me zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, të cilat gjithsesi nuk e rrëzuan sistemin komunist duke nënkuptuar se pas tyre ishin zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992 që sollën demokracinë.

“Ka 91-sh, ka dhe 92-sh. 2021-shi nuk është fundi i betejës tonë për ndryshim, nuk është fillimi i një katërvjeçari. 2021-shi menjëherë pas përmbylljes të procesit statutor, është vazhdimi i betejës të PD duke marrë me vete të gjithë shqiptarët për përmbysjen e regjimi, për demokracinë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” – tha Basha.

Zgjedhjet për kryetar në PD kryhen më 13 qershor. Përveç Lulzim Bashës në garë janë edhe Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026