“Trajtimi i zyrtarëve të lartë të jetë i kujdesshëm”, Daci: Mazhoranca ka një…

16 Dhjetor 2025 | 19:45

Jordan Daci, juristi i njohur, ka folur këtë të martë në Euronews Albania, në edicionin informativ të pasdites me moderatore Mirela Milori, mbi çështjen “Balluku”. Daci ka analizuar veprimin e SPAK për kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit ndaj zv/kryeministres dhe njëkohësisht ministres Belinda Balluku.

“Nëse nuk i hiqet imuniteti, nuk mund të ndodhë asgjë, përjashto precedentin e gabuar me zotin Berisha, të cilit iu ekzekutua masa pa vendim të Kuvendit. Ai ishte një precedent shumë i rrezikshëm. Në fakt, do të doja që nga ana kushtetuese të kishte një qëndrim të qartë, ‘Çdo heqje e lirisë së një deputeti duhet të shoqërohet me miratimin nga Kuvendi’. Pa dyshim, nga Rama ka pasur një deklaratë ku thotë se do ta shqyrtojmë, mbetet për t’u parë shqyrtimi. Sigurisht, nga pikëpamja politike, ai do të jetë në një pozitë të vështirë. Klima e krijuar në këto momente e vendos mazhorancën në një përballje të vështirë me SPAK-un. Kjo kërkon një maturi shumë të kujdesshme. Mendoj se trajtimi i zyrtarëve të lartë duhet të jetë i kujdesshëm,” – tha Daci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026