Vuçiç: Kurti po shantazhon, nëse nuk flet për asociacionin, s’ka pse të vijë në takim
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.
Në një konferencë për media pas takimit me një delegacion të Republikës Serbe, Vuçiç tha se Kurti “po shantazhon”.
“Fakti që Albin Kurti po na shantazhon, unë do ta trajtoj atë si çdo përfaqësues të ‘institucioneve të përkohshme’. Nëse nuk i pëlqen kjo, atëherë le të provojë të bëjë diçka. Nuk do ta këshilloja”, tha Vuçiç.
Më tej Vuçiç komentoi edhe deklaratat se Serbisë po i bëhet presion nga ndërkombëtarët për njohjen e Kosovës.
“Kur kam qenë në Shtëpi të Bardhë nuk e kam nënshkruar njohjen. Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen për këto gjëra. E jona është të flasim. Nëse Kurti mendon se nuk do të flasë për asociacionin, atëherë s’ka pse të vijë në takim”, tha Vuçiç.
Kryeministri Kurti dje tha se është e rëndësishme që në marrëveshje të integrohen të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta