“Imuniteti i Ballukut”, gazetarja: Mbledhja mund të jetë me dyer të mbyllura, ja pse
Gazetarja e Euronews Albani, Eksiola Shehu në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit i cili do të mbahet më 19 dhjetor për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Gazetarja thekson se pas mbledhjes së parë Këshilli ka kohë dy javë për të hartuar raportin dhe për ta përcjellë për në seancë plenare. Ajo shtoi se seanca nuk dihet ende nëse do të jetë e hapur apo e mbyllur pasi përcaktohet nga kërkesa e prokurorit të çështjes.
Sipas saj votimi kërkon shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Gazetarja shton se të enjten është seanca e fundit plenare para se deputetët të marrin pushimet e fundvitit. Sipas saj mbetet ne vullnetin politik të PS se kur do ta trajtojë çështjen dhe sa kohë do të marrë.
“Pas mbërritjes në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës nga SPAK, Kuvendin e Shqipërisë, është vënë në lëvizje përmes kryetari të saj Niko Peleshi i cili menjëherë ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit i cili do të mbahet më 19 dhjetor në orën 10 e 30.
Nëse do të kemi një seancë të hapur, gjysmë të hapur apo të mbyllur, kjo do të jetë në varësi të dokumentacionit që do të këtë nga SPAK dhe nga kërkesa e prokurorit të çështjes.
Përveç 10 anëtarëve që janë me pjesëmarrje të barabartë gjithashtu njofton deputeten Balluku. Ajo mund të jetë vetë prezent, mund të zgjedhe të mbrohet nga avokati i saj ose ti dërgojë parashtrimet e saj më shkrim.
Nga mbledhja e parë e Këshillit, ka kohë 2 javë të hartojë raportin që di ti përcillet seancës plenare për votim. Ditën e votimit ky raport nuk është pjesë e diskutimit ndërsa Belinda Balluku ka të drejtë të flasë dhe tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve dhe te votohet”, tha ajo.
U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz
- 10:56 U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
- 10:51 Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg