Gazetari Ferhati zbulon prapaskenat: Ja çfarë kërkon SPAK nga Kuvendi për Ballukun
Gazetari Eni Ferhati ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në “Now” në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, mbi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, me qëllim ndryshimin e masës.
Ferhati tha se SPAK ka kërkuar, nëpërmjet një relacioni që sipas dokumentit do të mbahet sekret, heqjen e imunitetit të Ballukut.
“Ditën e sotme, në një mënyrë të beftë do të thoja, vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ka ardhur në një moment të papritur, i cili më duket më shumë si një lloj inati ndaj vendimit të Kushtetueses. SPAK, duam apo s’duam, mori një lloj goditjeje ndaj qeverisë, le të themi. Kjo është një betejë që po merr përmasat e një lufte. Unë e shikoj veprimin e sotëm të SPAK si një veprim të ndikuar nga mllefi pas vendimit të Kushtetueses. Do ta mirëkuptoja këtë si një mjet ligjor për t’iu drejtuar Kuvendit. Ata do të kërkojnë, në bazë të një relacioni që do të mbahet sekret, ndryshimin e masës,” – tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kur do ta shqyrtojë Kuvendi kërkesën e SPAK? Gazetarja zbulon detajet
- SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut, vjen reagimi i kreut të PD, Berisha
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona