Kur do ta shqyrtojë Kuvendi kërkesën e SPAK? Gazetarja zbulon detajet

16 Dhjetor 2025 | 17:10

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka dhënë detaje lidhur me veprimet që do të kryhen që ta shqyrtojë Kuvendi kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun.

Ajo thekson se pas mbledhjes së 10 anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores dhe Imunitetit, kryetari i Kuvendit njofton Ballukun dhe ajo zgjedh nëse do të jetë prezente, të përfaqësohet nga mbrojtësi i saj ligjor ose të bëjë parashtrimet me shkrim në Kuvend.

Gazetarja shton se pas mbledhjes Këshilli ka dy javë kohë për të hartuar një raport që më pas do t’i përcillet seancës plenare për votim. Votimi është i hapur në Kuvend dhe nuk diskutohet raporti në seancë.

“Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të duhet të lajmërojë 10 anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores dhe Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK.

Menjëherë pas lajmërimit të anëtarëve do të jetë kryetari i Kuvendit që do të njoftojë deputeten Belinda Balluku për kërkesën që ka mbërritur në Kuvend nga SPAK.

Më pas do të caktojë një datë dhe orar për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit. Ky është hapi i barë që duhet bërë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026