EMRAT/ Goditen 3 raste të tregtimit të lëndëve piroteknike në Tiranë, 2 të arrestuar

17 Dhjetor 2025 | 09:46

Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle në subjekte tregtare dhe ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e rasteve të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve piroteknike dhe lëndëve plasëse me qëllim shitjen, si dhe 1 rast i kontrabandës së mallrave. Në kuadër të veprimeve procedurale, janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër.

Më konkretisht, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Hamdi Zeza, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike, si dhe një sasi e madhe veshjesh të dyshuara të kontrabanduara.

Po ashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Dorian Qordja, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij u konstatuan lëndë të ndryshme piroteknike.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit R. H., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit në marketin në pronësi të tij, në rrugën “Frosina Plaku”, u gjet një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Të gjitha lëndët piroteknike, lëndët djegëse dhe veshjet e dyshuara të kontrabanduara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Paraprakisht dyshohet se...
16:34 | 08/07/2026

Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi zbuloi një lokal të përshtatur për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve...
15:53 | 08/07/2026

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026