Spiropali takim me Dendias në Athinë: Forcojmë bashkëpunimin strategjik me Greqinë

17 Dhjetor 2025 | 09:36

Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e kësaj të mërkure në Athinë me Ministrin e Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin afatgjatë mes Shqipërisë dhe Greqisë si dy vende partnere në NATO, që kontribuojnë aktivisht në stabilitetin dhe sigurinë në rajon, në Europë e më gjerë, ndërkohë që Shqipëria do të presë në vitin 2027 Samitin e NATO-s.

Spiropali theksoi se: “Marrëdhëniet tona do të vijojnë të zhvillohen nga interesa të përbashkëta strategjike, përmes një agjende iniciativash me fokus tek njerëzit tanë.”

Këto marrëdhënie, sipas Spiropalit, janë udhëhequr gjithmonë nga perspektiva e përbashkët europiane e të dyja vendeve mike.

Ministri Dendias theksoi se për Greqinë, Shqipëria mbetet një partner i përkushtuar në rrugën e vlerave demokratike, sigurisë dhe mbrojtjes europiane.

Dendias nënvijëzoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes të të dy vendeve, nën koordinimin e NATO-s dhe iniciativave rajonale të mbrojtjes, ku Shqipëria luan një rol domethënës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026