Si nisi sherri mes të miturve në shkollën jopublike në Sarandë, detajet
Një grindje banale mes dy nxënësve ndodhi mëngjesin e së mërkurës në shkollën jopublike “Dea 2002” në qytetin e Sarandës duke përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja u regjistrua në oborrin e shkollës ende pa nisur procesi mësimor. Mësohet se 13-vjeçari E.G është grindur fillimisht me fjalë me 15-vjeçarin R.H, me pretendimin se kush i kishte zënë rrugën njeri-tjetrit.
Pas grindjes me fjalë 13-vjeçari E.G nxori një thikë që e kishte me vete, goditi në qafë 15-vjeçarin R.H dhe u largua menjëherë nga shkolla.
Pas njoftimit policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarjeje. Njëherazi po punon për kapjen e 13-vjeçarit E.G.
Sipas bluzave te bardha 15-vjeçari ka mbërritur në spital me tre plagë të shkaktuara me mjet prerës, dy plagë në shpatull dhe një në vesh. Pasi ka marrë mjekim i mituri është larguar nga spitali.
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn