Merz nuk e përjashton dërgimin e ushtarëve gjermanë në Ukrainë
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së forcave të armatosura gjermane në një forcë të mundshme shumëkombëshe paqeruajtëse në Ukrainë.
Merz kur u pyet nga gazetarët tha se ajo që po diskutojnë për momentin është periudha pas përfundimit të luftës. Sipas tij Ukraina do të ketë nevojë për mbrojtje.
Kancelari gjerman shtoi se forcat që mund të dërgohen në Ukrainë janë një nga shumë angazhimet që janë bërë nga shtete të ndryshme në rast të një armëpushimi. Ai përmendi gjithashtu se i ashtuquajturi “koalicion i të vullnetshmëve” përfshin edhe shtete jashtë Evropës, si Kanadaja dhe Australia.
Duke iu referuar të njëjtës çështje, zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave Lars Klingbeil tha se Gjermania është mbështetësja më e madhe e Ukrainës dhe do t’i përmbushë gjithmonë përgjegjësitë e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 12:17 Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 12:14 Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit