Zbulohet vepra më e madhe nënujore në Francë, gjendjet muri 7 mijë vjeçar
Arkeologët detarë francezë kanë zbuluar një strukturë nënujore pranë brigjeve të Bretanjës. Zbulimi daton rreth vitit 5,000 para Krishtit dhe konsiderohet vepra më e madhe nënujore e gjetur ndonjëherë në Francë.
Zbulimi është një mur guri rreth 120 metra i gjatë, i cili sot shtrihet nën nëntë metra ujë, por në kohën e ndërtimit të tij ndodhej në vijën bregdetare, midis vijave të baticës.
Shkencëtarët vlerësojnë se muri është ndërtuar ose si një kurth për peshqit ose si një argjinaturë mbrojtëse kundër rritjes graduale të nivelit të detit. Sipas arkeologëve, këto monolite fillimisht u vendosën në substratin shkëmbor dhe më pas muri u ndërtua rreth tyre me pllaka dhe gurë më të vegjël.
Fakti që u ruajt për rreth 7,000 vjet tregon se ishte një strukturë e fortë. Zbulimi u bë pas studimit të hartave të thellësisë nënujore me teknologji moderne radari nga gjeologu Yves Fouquet.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur