Maduro: Venezuela do vazhdojë tregtinë e naftës pavarësisht bllokadës së Trump

18 Dhjetor 2025 | 09:41

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha sot se vendi do të rifillojë tregtinë e naftës, një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi një “bllokadë” të cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë ose dalin nga Venezuela.

Maduro tha se qëllimi i Trump është të ndryshojë regjimin në Venezuelë dhe tha se kjo nuk do të ndodhë, shkruan ABC.

Ai theksoi se nafta dhe burimet natyrore, sipas kushtetutës, i përkasin popullit të Venezuelës.

Të martën, Trump njoftoi në rrjetin e tij social “një bllokadë të plotë dhe totale të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela” dhe kërkoi kthimin e naftës dhe pronës që ai pretendon se i janë sekuestruar më parë Shteteve të Bashkuara.

Ai nuk specifikoi se për cilën pronë bëhet fjalë në kërkesë.

Qeveria e Venezuelës e vlerësoi deklaratën e Trump si një “kërcënim të pamatur dhe serioz” dhe tha se njoftime të tilla shkelin ligjin ndërkombëtar, tregtinë e lirë dhe lirinë e lundrimit.

Ajo njoftoi se ambasadori i saj në Kombet e Bashkuara do të vazhdojë të dënojë ato që i quajti shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të refuzojë njoftimin e Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria amerikane po përpiqet të parandalojë shitjen e sendeve nga Titaniku në ankand

Një ankand i planifikuar i më shumë se 100 artikujve nga rrënojat e anijes britanike Titanic është përballur me kundërshtime nga qeveria amerikane, sipas dokumenteve...
17:24 | 23/06/2026

Sulmi rus vret tre persona në qytetin ukrainas të Krivyi Rih

Një sulm me raketa ruse vrau tre persona në qytetin Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore, thanë zyrtarët ukrainas të martën duke akuzuar Rusinë se ka goditur një zonë civile me municione thërrmuese.  Oleksandr...
17:16 | 23/06/2026

Putin: Jemi të gatshëm për bisedime paqeje me Ukrainën

Rusia është gati për bisedime paqeje me Ukrainën bazuar në draft -marrëveshjen e Stambollit të vitit 2022 , tha presidenti rus Vladimir Putin. Putin deklaroi gjithashtu se “sulmet e Ukrainës ndaj objektivave...
17:13 | 23/06/2026