Izraeli dhe Gjermania nënshkruajnë kontratë 3.1 mld për sistemin e mbrojtjes ajrore

18 Dhjetor 2025 | 17:55

Izraeli dhe Gjermania nënshkruan një kontratë me vlerë rreth 3.1 miliardë dollarë për të zgjeruar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore Arrow-3 të prodhuar nga industritë hapësinore izraelite, tha të enjten ministria e mbrojtjes e Izraelit.

Zgjerimi i kontratës plotëson marrëveshjen fillestare të blerjes të nënshkruar dy vjet më parë. Ministria shtoi se të dy marrëveshjet së bashku arrijnë një total prej afërsisht 6.7 miliardë dollarësh.

Njoftimi vjen vetëm dy javë pasi bateria e parë Arrow 3, që Izraeli i sigurtoi Gjermanisë, u vendos në një ceremoni të madhe në bazën ajrore Holzdorf.

Si pjesë e zgjerimit të kontratës, ministria tha se ajo dhe BMVg “kanë rënë dakord të rrisin ndjeshëm shkallën e prodhimit të interceptorëve dhe lëshuesve Arrow 3 që do t’i furnizohen Gjermanisë, duke rritur ndjeshëm aftësitë e saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore”.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026