Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

18 Dhjetor 2025 | 18:10

I dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell për mes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministri Edi Rama në Hagë.

Grenell shkruan se Rama ka të drejtë dhe se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po bëhet një padrejtësi. Sipas tij Jack Smith është një turp teksa shprehet se Rama ka të drejtë.

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan ai.

Rama udhëtoi të enjten drejt Hagës ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi i cili prej 5 vjetësh qëndron në qeli bashkë me ish-krerë të tjerë të UCK nën akuzë për krime lufte.

Në një postim në rrjetet sociale të cilin e shoqëron me një foto ku shihet duke dalë nga Gjykata e Hagës, Rama e cilëson një godinë ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026