“Nuk ka kufi mes krimit dhe shtetit”, Shehaj: Balla urdhëroi të mos lejohemi brenda
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat këtë të premte para kryesisë së Kuvendit tha se i ka dërguar një kërkesë Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, për të qenë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet imuniteti i Belinda Ballukut, por kërkesa e tij nuk është shqyrtuar.
Ai theksoi se sipas rregullores ka të drejtë të jetë pjesë e Këshillit të Mandateve, jo si anëtar zëvendësues, por si deputet.
“Këtë e parashikon rregullorja. Jemi një parti politike. Kemi nevojë të përfaqësohemi në atë vendim sepse nesër mund të merret një vendim në lidhje me heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Justifikimi dhe preteksti për mos të hyrë brenda është që kanë kërkuar prokurorët që të bëhet me dyer të mbyllura, por ky është thjesht një pretekst sepse prokurorët gjithmonë kërkojnë që të bëhet me dyer të mbyllura, dhe gjithmonë është bërë me dyer të hapura.
Gjithmonë është bërë me dyer të hapura. Balla urdhëroi që të mos lejohet asnjë brenda. Është e qartë që u ka ardhur fundi, Edi Rama ka dalë në përgjime, është në dosjen e Belinda Ballukut.
Jemi në një situatë ku një qytetar shqiptar është marrë peng nga oficerët e policisë në mes të ditës. Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri, nuk ka më kufi mes krimit dhe shtetit.
Një qytetar shqiptar nuk do të dijë kujt t’i drejtohet për mbrojtje. Kujt do t’i drejtohet? Policisë që e merr peng, tek ajo do të kërkojë mbrojtje.
Kam bërë një kërkesë zyrtare, pavarësisht se s’më takon. Kam bërë kërkesë për të qenë pjesë e këshillit. Peleshi nuk po e merr as parasysh, duhet ta votojmë në këshill, të më japë mundësinë që të jem brenda për të argumentuar kërkesën time për të qenë pjesë e këshillit.
Është e qartë që është vendosur ta mbyllin dhe sa më pak të marrim vesh se cila është kërkesa e SPAK-ut, cilat janë provat dhe dokumentet”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara
Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit
Gjyqi Veliajt, kryebashkiaku nuk merr pjesë! Xoxa kërkon shtyrje të procesit pas lindjes! Dumani: Të ndahet çështja e saj
- 11:28 Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara
- 11:15 Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 11:10 Gjyqi Veliajt, kryebashkiaku nuk merr pjesë! Xoxa kërkon shtyrje të procesit pas lindjes! Dumani: Të ndahet çështja e saj
- 11:00 Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes
- 10:49 Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim
- 10:47 Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit