Pamje tronditëse nga Ekuadori, momentet kur futbollisti ekzekutohet me bashkëshorten

19 Dhjetor 2025 | 13:15

Futbollisti 33-vjeçar Mario Pineda u qëllua për vdekje nga persona të panjohur të armatosur në Ekuador, ndërsa edhe gruaja e tij u vra në të njëjtin sulm.

Një kamerë sigurie ka regjistruar momentin e sulmit vrasës, i cili ndodhi të mërkurën, ndërsa 33-vjeçari ndodhej jashtë një dyqani.

Pamjet tregojnë dy burra të maskuar që i afrohen futbollistit duke i drejtuar armët, ndërsa ai ngre duart lart, sikur po u lutej për mëshirë.

Në sekondat pasuese, dy sulmuesit zbrazin armët mbi Pinedën dhe gruan e tij, ndërsa nëna e futbollistit mbeti gjithashtu e plagosur nga të shtënat.

Mediat lokale raportojnë se, ndonëse nuk ka informacion zyrtar mbi motivet e vrasjes, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për ekzekutimin e një kontrate vdekjeje që kishte në shënjestër 33-vjeçarin.

Disa orë më parë, Pineda dyshohet se kishte ripublikuar një njoftim nga shokët e tij të ekipit, ku thuhej se ata nuk do të zbrisnin në fushë për shkak të borxheve të Barcelonës SC, klub për të cilin ai luante.

Ekzekutimi i dyfishtë ndodhi në qytetin e Guayaquil, i cili, sipas BBC-së, është një nga zonat më problematike për dhunën e bandave dhe trafikun e drogës, me rreth 1,900 vrasje të regjistruara nga janari deri në shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Administrata Trump pret që siguria e Ngushticës së Hormuzit të jetë në fokus të samitit të NATO-s

Administrata Trump pret që siguria në Ngushticën e Hormuzit të jetë ndër temat e diskutuara nga udhëheqësit e NATO-s kur të mblidhen këtë javë në...
09:20 | 07/07/2026

Trump niset drejt Ankarasë, një samit që do të masë gatishmërinë e Evropës

Presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur drejt Ankarasë, ku udhëheqësit e NATO-s po mblidhen për atë që mund të bëhet në një nga samitet më...
09:06 | 07/07/2026

Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike

Një fotografi e publikuar nga Presidenca e Turqisë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare. Në imazh...
08:55 | 07/07/2026