Ukraina godet një cisternë në ujrat e Mesdheut, i përkste flotës ruse

19 Dhjetor 2025 | 13:35

Dronët ajrorë ukrainasë goditën për herë të parë një tanker të flotës ruse në Detin Mesdhe, tha të premten për Reuters një zyrtar në shërbimin e sigurisë SBU të Ukrainës.

Zyrtari tha se dronët goditën anijen,Qendil, në ujëra më shumë se 2,000 kilometra nga Ukraina, duke shkaktuar dëme të rënda.

Njësia elite Alfa e SSU-së shënjestroi tankerin QENDIL (IMO 9310525) duke përdorur dronë ajrorë ndërsa ai po lundronte në ujëra ndërkombëtare.

Anija cisternë pësoi dëmtime kritike dhe tani është e papërshtatshme për përdorimin e saj. Kjo në fakt heq një tjetër aset nga rrjeti i logjistikës në hije të Rusisë, i cili është përdorur për të anashkaluar sanksionet dhe për të mbështetur përpjekjet e luftës.

Në kohën e sulmit, anija ruse nuk mbante asnjë ngarkesë dhe ishte plotësisht bosh. Si rezultat, operacioni nuk përbënte asnjë kërcënim për sigurinë mjedisore të rajonit, duke shmangur çdo rrezik ndotjeje ose dëmtimi ekologjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026