Rojet kufitare ruse hyjnë në territorin e Estonisë, alarm në vendin baltik

19 Dhjetor 2025 | 10:24

Tre roje kufitare ruse hynë përkohësisht në territorin e Estonisë në ditët e fundit, duke vënë në alarm autoritetet e shtetit baltik.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Talin, e cila ka publikuar disa pamje filmike që tregojnë tre persona që kalojnë vijën ndarëse në lumin Narva, që ndan dy vendet.

Incidenti ndodhi në orët e paradites, kur tre oficerët kaluan vijën kufitare pranë fshatit Vasknarva në këmbë. “Por prania e tyre nuk e kërcënoi kurrë sigurinë e vendit tonë”, deklaroi ministri i Brendshëm eston, Igor Taro.

Megjithatë, incidenti ka bërë që policia dhe rojet kufitare të rrisin ndjeshëm praninë e tyre dhe patrullimin e zonës. Ministria e Jashtme estone njoftoi se kishte thirrur për sqarim ambasadorin rus në Talin.

Pasi kaluan ilegalisht kufirin, ushtarët u kthyen në mjetin e tyre lundrues dhe u drejtuan për në bregun rus të  lumit.

Shefi i Rojës Kufitare të Prefekturës Lindore, Eerik Purgel tha se patrulla të shumta zyrtare i ishin përgjigjur incidentit.

Evropa ka rritur vigjilencën pas pranisë së dronëve të paidentifikuar që kanë fluturuar në hapësirën ajrore të NATO-s, duke arritur një shkallë të paprecedent në shtator.

Kjo shtyu liderët evropianë të binin dakord për zhvillimin e një “muri dronësh” përgjatë kufijve të tyre për të zbuluar, gjurmuar dhe lokalizuar avionët e telekomanduar që shkelin hapësirën ajrore evropiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje

Franca ka regjistruar 74 vdekje nga nbytja që nga 18 qershori, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një valë të nxehti dhe temperatura jashtëzakonisht të...
08:17 | 28/06/2026

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026