Gazetari: Sekuestrohet telefononi i mikut të Agasit! Ja çfarë të dhënash po hetohen

20 Dhjetor 2025 | 21:26

Gazetari Edison Vatnikaj ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin Review me Greta Topjanin në Euronews Albania mbi operacionin e kryer nga SPAK për tenderat e AKSH.

Sipas Vatnikajt, është sekuestruar edhe telefoni i mikut të Ergys Agasit, i cili rezulton të jetë bashkëshorti i drejtoreshës së kibernetikës në Policinë e Shtetit.

“SPAK ka kërkuar dhe kontrolluar disa banesa dhe ambiente që mund të siguronte prova për procesin penal. Janë sekuestruar gjithashtu edhe telefonat, me vendim gjykate nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Ndër telefonat e sekuestruar është edhe ai i bashkëshortit të Ervina Xhanës. Ervina Xhana është aktualisht drejtoreshë e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit. Bashkëshorti i saj është gjithashtu njëri i afërt i Ergys Agasit, ose shoqëruesi i tij. SPAK nuk ka përfshirë fare policinë në informacion, duke ditur ndikimin e Agasit tek drejtuesit specifikë,” – tha Vatnikaj.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari u kap me drogë në fshatin Bërzhitë. Policia...
10:56 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026