Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në derë të shtëpisë në Shkodër,arrestohen dy autorët
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, duke hedhur dritë mbi vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re, më 27 shkurt 2025.
Në pranga kanë rënë Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në Hot i Ri. Ata dyshohen si autorë të vrasjes dhe akuzohen për “vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, si edhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municionit”.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e krimit”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër dhe forcave speciale “Shqiponja”.
Autoritetet bëjnë me dije se, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fund të muajit shkurt.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mashtrim me biznes fiktiv makina me qira, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 3 persona
- Sherri mes të miturve në Shkodër, lirohen 2 të rinjtë e dyshuar si organizatorë
Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze
Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 19:04 Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele
- 19:03 Trump: Irani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe pasojave
- 19:00 Presidenti turk pret shefin e NATO-s, në pritje të samitit në Ankara
- 19:00 Infantino: Trump më telefonoi vërtet, por organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura
- 18:56 Rutte: NATO po përfiton nga industria turke e mbrojtjes
- 18:54 Numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo tejkalon 500