Sherri mes të miturve në Shkodër, lirohen 2 të rinjtë e dyshuar si organizatorë

15 Dhjetor 2025 | 12:12

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për K.TH, 24 vjeç, dhe D.K, 19 vjeç, të dyshuar si organizatorë të një rrahjeje masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë pranë gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Në përplasjen e dhunshme u përfshinë rreth 15 të rinj, kryesisht 17–18 vjeç, të ndarë në dy grupe. Konflikti nisi me grushte dhe më pas eskaloi me përdorimin e sendeve të forta, ndërsa dyshohet se është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë).

Si pasojë, tre adoleshentë mbetën të dëmtuar lehtë dhe u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet tregojnë se konflikti ka zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. D.K, 19 vjeç, dyshohet se u përfshi në rrahje për t’i dalë në ndihmë vëllait të tij 17-vjeçar, nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026