Arrestohen 24-vjeçari dhe 19-vjeçari, u përfshinë në sherrin e të miturve në Shkodër
Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sherrin masiv që ndodhi të premten jashtë një gjimnazi në këtë qytet. Sipas policisë, janë arrestuar një 24-vjeçar dhe një 19-vjeçar, ndërsa ka nisur procedimi penal për pesë të mitur.
Njoftimi i policisë
“U arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar). Këta shtetas, në rrugë, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe, si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.
Kujtojmë që sherri ndodhi mesidtën e së premtes në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, përpara gjimnazit “Shejnaze Juka”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dalin pamjet nga sherri masiv mes gjimnazistëve në Shkodër
- Detajet nga Shkodra, gazetari: 15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)
- 09:32 Zelensky flet për kabinetin e ri qeveritar: Detyra kryesore garantimi i sigurisë, do ketë ndryshime me partnerët