Detajet nga Shkodra, gazetari: 15 nxënës të përfshirë në sherrin masiv, 3 në spital

12 Dhjetor 2025 | 12:09

Një incident i rëndë ka ndodhur pranë një shkolle në Shkodër, ku ka pasur një përleshje masive mes disa nxënësve të Gjimnazit “Shejnaze Juka”, ku të paktën tre prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Të tre nxënësit janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa dyshohet janë përdorur mjete të forta dhe prerëse.

Përleshja ka nisur në ambientet e jashtme të gjimnazit, ndërsa në të janë përfshirë rreth 15 nxënës, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri.

“Rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër)”, njofton policia.

Sherri ka ndodhur kur nxënësit dolën jashtë ambienteve të shkollës ndërsa një efektiv policie në vendngjarje nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të masivitetit dhe shpejtësisë së sherrit.

Njëri prej adoleshentëve të lënduar mbante një kapelë me shënimin “Pain don’t hurt”, (dhimbja nuk dhemb) ndërsa në një xhaketë që qendron jashtë oborrit të shkollës, duken gjurmët e përleshjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026