Dalin pamjet nga sherri masiv mes gjimnazistëve në Shkodër

12 Dhjetor 2025 | 13:39

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka siguruar pamjet nga përplasja e dhunshme mes disa nxënësve të Gjimnazit “Shejnaze Juka”, në Shkodër që përfundoi me plagosjen e 3 prej tyre të premte.

Përleshja ka nisur në ambientet e jashtme të gjimnazit, ndërsa në të janë përfshirë rreth 15 nxënës, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri.

Policia bëri me dije përmes një njoftimi se, “rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër)”.

Burime bëjnë me dije se njëri prej autorëve kryesor të dyshuar në rrahjen masive në Shkodër është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur arrestimin e 17-vjeçarit A.K i cili dyshohet si një prej personave kryesor në këtë konflikt.

17-vjeçari është vëllai i një personi tjetër që është nxënës në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”, ndërsa edhe personi tjetër i konfliktuar me dy vëllezërit është nxënës i shkollës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026