EMRI/ Plagoset taksisti 45-vjeçar në Durrës, çohet me urgjencë në spital

21 Dhjetor 2025 | 18:19

Një taksist 45-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.

Sipas burimeve të Euronews, i plagosuri Florant Sinanaj, banues në Tiranë, është përfshirë në një konflikt me një drejtues tjetër mjeti në zonën e Plazhit të Durrësit, për shkak të një parakalimi.

Gjatë konfrontimit fizik, 45-vjeçari është plagosur me mjet prerës ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si edhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit, në Durrës ndërsa 45-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026