Starmer dhe Trump bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë
Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar këtë dielë një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Downing Street thekson se dy udhëheqësit diskutuan për luftën në Ukrainë dhe emërimin e Christian Turner si ambasador i ri në Uashington.
Më herët, kreu i negociatorëve ukrainas Rustem Umerov njoftoi se delegacioni ukrainas do të takohet përsëri sot me përfaqësuesit amerikanë në Miami, ku ndodhen që nga e premtja për bisedime mbi përfundimin e luftës me Rusinë.
“Dita e tretë e punës. Sot, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Andriy Gnatov, do të kemi një takim tjetër me palën amerikane”, tha ai në një postim në Telegram.
“Po punojmë në mënyrë konstruktive dhe thelbësore. Presim përparim të mëtejshëm dhe rezultate praktike”, shtoi ai.
Të dërguarit specialë të SHBA-së do të takohen gjithashtu sot, për herë të dytë, me përfaqësuesin e Rusisë, Kirill Dmitriev.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet