Egnatia–Dinamo ndeshen për trofeun e parë sezonal, kur luhet finalja e Superkupës
Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 28 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku përballë do të jenë Egnatia dhe Dinamo.
Dy ekipet do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit. Egnatia dhe Dinamo City janë ndeshur gjithsej 30 herë, me bilancin që favorizon Egnatian, e cila ka regjistruar 15 fitore, ndërsa Dinamo City 5 fitore ndërsa 10 takime janë mbyllur në barazim.
Sa i përket golave të shënuar, Egnatia ka realizuar 37 gola, ndërsa Dinamo City 19.
Finalja e Superkupës së Shqipërisë pritet të dhurojë emocione dhe rivalitet sportiv, me të dyja skuadrat që synojnë ta mbyllin vitin me fitimin e një trofeu të rëndësishëm.
Biletat për finalen e Superkupës së Shqipërisë vijojnë të jenë në shitje dhe mund të blihen online në ebileta.al, në linkun: Biletat e ndeshjes Egnatia – Dinamo City.

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike