Krim i rëndë në Itali/ 40-vjeçarja vritet me thikë nga partneri, autori vetëvritet

22 Dhjetor 2025 | 09:28

Një grua 40-vjeçare në Itali është vrarë brutalisht nga partneri i saj i cili e goditi për vdekje të paktën tetë herë me thikë përpara se të vriste veten.

Autori i krimit, i identifikuar si Diego Di Domenico, goditi për vdekje 40-vjeçaren Ana Tagliaferri, e cila zotëronte një pastiçeri të njohur në qytetin Cava dei Tirreni, në Italinë jugore. Më pas ai u ngjit në çatinë e shtëpisë ku jetonte me viktimën dhe i dha fund jetës duke u hedhur.

Sipas Rai, Domenico e goditi Annën me thikë tetë herë në qafë dhe fytyrë. Gjatë përleshjes, ai plagosi lehtë edhe nënën e saj, e cila u përpoq ta mbronte vajzën e saj. Dëshmitarja e vetme e sulmit, ajo tani ndodhet në spital në gjendje shoku.

Kryetari i bashkisë së Cava dei Tirreni i dha së fundmi gruas fatkeqe, së bashku me vëllezërit e motrat e saj, çmimin për pesëdhjetë vjet aktivitet të suksesshëm tregtar. Bashkia njoftoi se, në shenjë zie, të gjitha ngjarjet që do të ishin organizuar për Krishtlindje dhe Vitin e Ri po anulohen.

LEXONI GJITHASHTU:  
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026