Dumani mbyll kapitullin si kreu i SPAK: Kemi marrë presione por nuk do ndalemi

22 Dhjetor 2025 | 10:22

Ish-Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur këtë hënë në ceremoninë  e prezantimit të kreut të ri të SPAK Klodian Braho. Dumani falenderoj kolegët, ndërkombëtarët dhe publikun shqipatar për besimin dhënë për këtë institucion.

Fjala Dumanit: 

E nderuar zonja Bogdani,
të nderuar diplomatë të Bashkimit Evropian,
të nderuar asistues të OPDAT,
i nderuar Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri,
i nderuar zoti Keta.

Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në jetën dhe karrierën time 26-vjeçare si prokuror. Drejtimi i SPAK ka qenë një privilegj i madh dhe një përgjegjësi e lartë.

Gjatë kësaj rruge jemi përballur me përgjegjësi të mëdha institucionale dhe me vendime të rëndësishme. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot mund të them me bindje se SPAK është më i fortë se më parë. Kjo është një arritje e ndërtuar falë përkushtimit të të gjithë punonjësve, të cilëve dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë.

Dua gjithashtu t’u shpreh falënderimet dhe mbështetjen time partnerëve tanë në çdo etapë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në këtë proces. Një falënderim i veçantë i shkon edhe publikut shqiptar, besimi i të cilit ka qenë forca jonë më e madhe.

I uroj suksese zotit Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet te trashëgimia gjashtëvjeçare dhe do ta çojë përpara misionin e SPAK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026