Ndërron jetë këngëtari i njohur Chris Rea
Këngëtari Chris Rea, i njohur për hite të tilla si “Driving Home For Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, njoftoi një zëdhënës i familjes së tij.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur zëdhënësi i familjes së tij, raporton BBC.
“Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Chris-it tonë të dashur. Ai ndërroi jetë në paqe në spital më herët sot, pas një sëmundjeje të shkurtër, i rrethuar nga familja e tij”, thuhet në deklaratë.
Chris Rea ka qenë sinonim i sezonit të festave që nga publikimi i hitit “Driving Home for Christmas” në vitin 1986.
Sipas faqes së tij zyrtare të internetit, kënga “tregon historinë e një udhëtari të lodhur që kthehet në shtëpi, një moment ngrohtësie, humori dhe fryme festive që nuk e ka humbur kurrë magjinë e tij”.
Falë ndryshimeve të rregullave në vitet e fundit, kënga është rikthyer shpesh në top listat në dhjetor, duke arritur numrin 30 në top listat e Krishtlindjeve këtë vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak