Atentat në zemër të Moskës, vritet gjenerali i rëndësishëm rus

22 Dhjetor 2025 | 17:43

Një oficer i lartë rus është vrarë si pasojë e një autobombe që shpërtheu mëngjesin e së hënës në Moskë.

Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Hetimor Rus, që ka saktësuar se gjenerali Fanil Sarvarov humbi jetën pasi një pajisje shpërthyese ishte vendosur poshtë një automjeti.

Sarvarov, 56 vjeç, ishte kreu i departamentit të stërvitjes së forcave të armatosura operacionale, bëri të ditur organi hetimor.

Sipas tij, një nga pistat që po hetohet është që bomba të jetë vendosur nga agjentë të shërbimeve sekrete ukrainase.

Në vendin e ngjarjes, në një parking në afërsi të një blloku apartamentesh në jug të kryeqytetit rus u dërguan ekspertë të kriminalistikës dhe hetues.

Pamje të publikuara online tregojnë një makinë të bardhë të dëmtuar, me dyert e shqyera dhe e rrethuar nga makina të tjera.

Që kur Rusia i dha jetë agresionit të saj në Ukrainë në shkurt të 2022-shit, një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë ushtarakë rusë janë vënë në shënjestër.

Gjenerali Yaroslav Moskalik mbeti i vrarë në një sulm me autobombë në Moskë në prill, ndërsa gjenerali tjetër Igor Kirillov mbeti i vrarë në dhjetor të 2024-s, kur një pajisje e fshehur në një motor të vogël u shpërthye në distancë.

Një burim ukrainas tha në kushte anonimati për BBC se Kirillov ishte vrarë nga shërbimet ukrainase të sigurisë, edhe pse kjo nuk është konfirmuar kurrë.

Faktikisht, qeveria në Kiev nuk pohon dhe as mohon kurrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026