Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të ISIS-it
Në një operacion të zhvilluar nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT), është kapur Mehmet Goren, i konsideruar si një nga figurat e larta të grupit terrorist ISIS (Daesh), në rajonin Afganistan–Pakistan dhe është sjellë në Turqi. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga burime të sigurisë.
Sipas informacioneve, Goren kishte marrë pjesë aktive në kampet e ISIS-it dhe me kalimin e kohës ishte ngjitur në një pozicion administrativ brenda strukturës së grupit. Ai njihej me emrin e koduar “Yahya” dhe ishte ngarkuar me organizimin dhe drejtimin e sulmeve vetëvrasëse në emër të organizatës terroriste.
Burimet e sigurisë bëjnë me dije se i dyshuari kishte rënë dakord të kryente sulme që synonin civilë në Afganistan, Pakistan, Turqi dhe vende të Evropës. Hetimet e MIT-it kanë zbuluar se Goren kishte udhëtuar nga Turqia drejt rajonit Afganistan–Pakistan dhe kishte mbijetuar edhe sulme ajrore të kryera kundër elementëve të ISIS-it në Pakistan.
Gjithashtu, mësohet se ai kishte vepruar në bashkëpunim me Ozgur Altun, me emrin e koduar Abu Yasir Al Turki, i cili më parë kishte luajtur rol aktiv në transferimin e anëtarëve të ISIS-it nga Turqia drejt rajonit Afganistan–Pakistan. Altun ishte kapur në të kaluarën, ishte sjellë në Turqi dhe ishte arrestuar.
Autoritetet turke vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e rrjetit terrorist dhe lidhjet e tij ndërkombëtare.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq