Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqitet sërish në SPAK
Agim Ismaili, ish-drejtori i Burgjeve, është paraqitur sërish këtë të martë në SPAK.
Ai është hetuar në lidhje me dosjen e hakerimit të email-eve të prokurorëve të SPAK-ut ndërsa ditën e sotme po i komunikohet mbyllja e hetimeve. Më parë, mbyllja e hetimeve i është komunikuar edhe dy të arrestuarve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.
Ndaj Ismailit u zhvilluan hetime për veprat penale “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
SPAK më 12 mars ishte në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Nga kjo ngjarje nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz
- 10:56 U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
- 10:51 Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK