Samiti i liderëve të Ballkanit, Odeta Barbullushi: Potencial për të sjellë 20 mld euro investime në rajon

3 Qershor 2021 | 09:15

Në 10 qershor, në Pallatin e Brigadave do të mblidhet Samiti liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, samit që vjen pak ditë para vendimit në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit, ku i pranishëm do të jetë dhe Komsioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Krerët e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi pritet që të koordinojnë kërkesat dhe projektet konkrete për investimet e BE në rajon.

“Në fushën e ndërlidhjes së transportit, transportit rrugor, transporti hekurudhor, teknologjisë, energjisë, në kuadër të këtyre shtyllave Ballkani Perëndimor pritet të ketë 9 miliardë euro investime. Por, plani i investimeve synon të ketë potencialin për të sjellë rreth 20 miliardë euro investime për rajonin”, tha Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit Rama.

Vitin e kaluar, takimi i 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor u zhvillua online. Ai njihet si Samiti i Sofjes ku u miratua paketa e investimeve për rajonin. Samiti këtë radhë nuk do të jetë më në Zoom” dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, 4 javë para mbledhjes së fundit të Procesit të Berlinit.

“Kjo e bën edhe më të domosdoshëm këtë diskutim, i cili do të zhvillohet në datën 10, pikërisht për linjëzimin e ideve dhe projekteve në këto fusha” shtoi znj. Barbullushi.

Por, cili ka qenë përfitimi i Shqipërisë nga Procesi i Berlinit? Ai nisi në 2014 nën iniciativën e kancelares gjermane dhe ndihmon vendet e Ballkanit të bashkëveprojnë rreth projekteve të përbashkëta të financuara nga BE.

“Do të përmendja linjën e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e energjisë, mund të përmend segmentin e transportit Tiranë-Aeroport, mbështetja për hidrocentralin e Fierzës apo për ByPass-in e Tiranës”, deklaroi znj. Barbollushi.

Në pritje të konfirmimit nga të gjitha shtetet, ekipet teknike po punojnë për marrëveshje që duhet të firmosen para mbledhjes në Berlin në korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026