Turqia dhe Hamasi në tryezën e bisedimeve në Ankara për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

24 Dhjetor 2025 | 14:52

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me zyrtarë të Hamasit në Ankara. Gjatë takimit ata diskutuan marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe avancimin e marrëveshjes në fazën e saj të dytë.

Ministria e Jashtme turke theksoi se zyrtarët e Hamasit i thanë Fidan se kishin përmbushur kërkesat e tyre sipas marrëveshjes së armëpushimit, por sipas tyre pala tjetër synon të parandalojë kalimin e marrëveshjes në fazën e saj të ardhshme.

Anëtarët e Hamasit theksuan gjithashtu se ndihma humanitare që hyn në Rripin e Gazës nuk është e mjaftueshme dhe se nevojiten mallra të tilla si ilaçe, pajisje strehimi dhe karburant.

Pak ditë më parë, Fidan deklaroi se pret që presidenti i SHBA-së, Donald Trump të shpallë në javët e para të vitit 2026 fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.

Delegacione nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Katari dhe Turqia u takuan gjatë fundjavës në Miami të Floridës, për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm në planin e paqes midis Izraelit dhe Hamasit.

Faza e dytë parashikon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite nga enklava, formimin e një autoriteti qeverisës kalimtar dhe vendosjen e një force ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026