‘Nuk kemi krizë politike’, Manjani: Rama ka 83 vota në Parlament
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se Shqipëria sot nuk është në krizë politike sepse qeveria ka 83 mandate dhe pushtetin të sigurt.
Sipas tij, shteti dhe administrata ka kohë që nuk është në normalitet, ndaj cilido prokuror që do futet të hetojë diçka, do gjejë shkelje.
‘Ka 15 vjet që administrata dhe shteti nuk është në normalitet dhe nëse ndjekim logjikën shkak- pasojë, shtetti është procedurë, është proces dhe shteti ka kohë që nuk është legal. Kjo është një nga arsyet ku nëse një prokuror do të hetojë diçka administrata është e ekspozuar ndaj shkeljes së ligjit. Përgjegjësia është diçka që detyrohesh ta ushtrosh, unë nuk mendoj se Shqipëria sot është në krizë politike, ka 83 mandate, si do ta zësh ti atë? Nuk ka ndhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, ka ndodhur ajo që ka ndodhur shumë here. Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë ndonjë problem me korrupsionin. Shqiptarët, të paorganizuar politikisht, të shkojnë të zënë derën e qeverisë, nuk ka ndodhur kurrë’, tha Manjani.
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe ulen para Parlamentit
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit