Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

24 Dhjetor 2025 | 22:55

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

‘Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë’, bëhet me dije në njoftimin e AMP.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Në ditën e 31-të të protestës së tyre, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të martë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Pjesëmarrësit kanë...
19:57 | 30/06/2026

Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar të martën pasdite në afërsi të fshatit Poçem, në Mallakastër, ku një kamion që transportonte koshere bletësh ka dalë nga...
19:49 | 30/06/2026

Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, një i vdekur dhe disa të plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe...
19:43 | 30/06/2026