Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili që nga shkurti ndodhet në paraburgim në Durrës për shkak të akuzave të SPAK, dërgoi një mesazh urimi për Krishtlindjet. Në statusin e tij në rrjetet sociale, Veliaj u shpreh se “Shpresa lind edhe në momentet më të vështira” dhe uroi që festa të sjellë dashuri, mirëkuptim dhe paqe për familjet dhe vitin e ri 2026.
Urime Krishtlindjesh nga Vatikani te Tirana, Papa Leo XIV dhe Kryepeshkop Joani dërgojnë mesazhe paqeje dhe shprese
25 Dhjetor 2025 |
07:30
Në ditën e Krishtlindjes, dy mesazhe të fuqishme u përhapën nga dy qendra të rëndësishme të fesë katolike Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan dhe Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke lidhur Shqipërinë me botën në festën më të madhe të krishterë.
Për herë të parë që nga zgjedhja e tij, Papa Leo XIV kremtoi Meshën e Natës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke i dhënë festës jo vetëm solemnitetin e traditës, por edhe një dimension të fortë njerëzor. Pak minuta përpara nisjes së liturgjisë, Ati i Shenjtë doli papritur në Sheshin e Shën Pjetrit, përballë shiut të dendur që përfshinte Romën, ku mijëra besimtarë e pritën me emocione të forta dhe duartrokitje.
I prekur nga përkushtimi i tyre, Papa u drejtua me një mesazh mirënjohjeje:
“Faleminderit që erdhët, edhe në shi. Urimet më të mira për të gjithë. Le ta festojmë Krishtlindjen së bashku. Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit. Zoti ju mbroftë dhe ju bekoftë të gjitha familjet tuaja.”
Mesha u kremtua në një atmosferë madhështore shpirtërore, ku Papa Leo XIV dha edhe një mesazh të fuqishëm për shoqërinë:
“Një ekonomi e shtrembëruar çon në trajtimin e njerëzve si mallra.”
Në Shqipëri, Kryepeshkopi Imzot Joani kremtoi Meshën e Krishtlindjes në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke dhënë një mesazh të thellë shpirtëror për besimtarët:
“Krishti, Perëndi-Njeri, aktivizon, fuqizon dhe gjallëron natyrën tonë dhe na bashkon me Perëndinë, gjë që asnjë mësues, profet apo ligjvënës nuk mund ta bënte dot kurrë. Të gjithë ata që e pranuan u dhanë pushtet të bëhen bijtë e Perëndisë. Tani më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit, sepse vetëm prania e tij mund të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat tanë dhe të japë jetë, dritë e gëzim.”
Lajmi në përditësim
8 Updates
12:16
Berisha nga katedralja "Ngjallja e Krishtit" uron Krishtlindjen: Një ditë e madhe e qytetërimit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes nga Katedralja Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, dha një deklaratë për mediat ku uroi të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes.
Ai theksoi rëndësinë e saj në historinë e krishterimit dhe qytetërimit, si dhe duke uruar që kjo ditë të festohet me gëzim e shpresë për Krishtlindje më të mira vitin e ardhshëm.
“Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefalë Shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët orthodoksë në Shqipëri dhe kudo që janë. Kjo është një ditë e madhe, jo vetëm në historinë e krishtërimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor, në veçanti.”-tha Berisha.
10:30
Kryepeshkopi Joani kremtoi Krishtlindjen në Tiranë: Biri i Perëndisë u bë njeri që ne të bëhemi perëndi
Pjesë nga fjala e Kryepeshkopit Joan për Krishtlindjen:
“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani këtë të enjte nga Katredalja bëri predikimkin në kudër të festës së Krishtlindjes. Biri i perëndisë u bë njeri që ne të bëhemi perëndi. Kjo festë e madhe nuk na kujtonë se kemi të bëjmë me lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjëvënësi. Perëndiaepërjetëshme ndërhyn në histori dhe bëhet njeri për të na sjell në shenjtërin e tij për të na ber pjesë e hynores për të shëruar dhe ringritur lirshmërin tonë të renë dhe të deformuar. Krishti, perëndi njeriu, aktivizon, fuqizon dhe gjallëron natyrën tonë dhe na bashkonë me përëndinë, gjë që asnjë mësuas profet apo ligjvënës nuk mund ta bënte dot kurrë. Krishtlindja na fton të marrim pjesë në thirrjen e enjgjëjve për të na lavdëruar dhe ne me ta. Por, lajmërimi i lindjes së krishtit nuk u bë në të njejtën mënyrë për të gjithë. Për Sudimtarët dinak, lajmi nuk u solli gëzim, por frikë, errësirë dhe refuzim, dhe deshën ta vrisnin foshnjen e porsalindur. Ngjarja u ofrohet të gjithëve por u jep fryt vetëm tek ata që kanë dëshire dhe dëshirë të mirë. Të gjithë ata që e pranuan u dha pushtet të bëhen bijtë e perëndisë. Të dashur vëllezër dhe motar duhet ta shpallim me gëzim këtë lajm të mirë dhe të shprehim me zell dhe pa u lodhur se perëndia është ndër nesh Një dëshmitar i vërteë shpëton jetë thotë Solomoni i ditur Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta ndajë këtë lajm me të gjithë botën sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët drita mund të ruhet dhe mund të rritet ërndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket Tani më shumë se kurrë bota ka nevojë për dritëne Krishtit, është e nevojshme sepse një jetë pa pranin e zotit bëhrt e mjerueshme kthehet në jetë pa dashuri pa drit n jë jetë në errësir Vetëm prania e tij mun të ndriçoj zemrat dhe shpirtrat tanë dhe mund ti japë jetë sonë dritë e gëzim, Është një llambë dritën tonë në këtë jetë.”-tha Kryepeshkopi Joan.
09:03
Presidenti Donald Trump uron Krishtlindjen, ndërsa kritikon ashpër demokratët
Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat e ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”.-shprehet në urimin e tij Trump.
08:48
Begaj shpreh urimin për Krishtlindjen: Shpresë dhe begati për gjithë besimtarët e krishterë
Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje, duke u dëshiruar paqe dhe gëzim:
“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur.”
08:10
Rama uron Krishtlindjen me imazhin e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”
Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë për Krishtlindje me një mesazh të veçantë në rrjetet sociale. Ai shoqëroi urimin me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”:
“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, ‘Çeta e Profetëve’, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen.”
07:30
Mesazhi i parë si Papë i Leo XIV, hyn në sheshin “Shën Pjetër” në mes të shiut
Papa Leo XIV kremtoi për herë të parë Meshën e Natës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke i dhënë festës një dimension të fortë njerëzor. Para meshasë, ai doli papritur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke përballuar shiun dhe duke u përshëndetur nga mijëra besimtarë.
Në fjalën e tij, Papa iu drejtua turmës me mirënjohje:
“Faleminderit që erdhët, edhe në shi. Urimet më të mira për të gjithë. Le ta festojmë Krishtlindjen së bashku. Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit. Zoti ju mbroftë dhe ju bekoftë të gjitha familjet tuaja.”
Gjatë meshasë, ai gjithashtu theksoi:
“Një ekonomi e shtrembëruar çon në trajtimin e njerëzve si mallra.”
Hyrja e Papës u shoqërua nga himni tradicional “Noel”, ndërsa mesha u kremtua me rreth 250 klerikë të lartë, duke hapur një nga netët më të shenjta të kalendarit të krishterë.
Lajme të Sugjeruara
Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
Në ditën e 31-të të protestës së tyre, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të martë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Pjesëmarrësit kanë...
“Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, 7 të plagosur rëndë
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë të përditësuar për mediat, duke saktësuar të dhënat lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të...
Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
- 19:57 Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:49 Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)
- 19:43 Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, plagosen disa persona
- 19:26 Braçe reagon për protestën te Parlamenti: Sulmi ndaj policisë cenon autoritetin e shtetit, dhuna nuk është ‘Shqipëria e re’
- 19:12 Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave
- 19:10 Protesta te Parlamenti, Koçiu: Dhuna është e papranueshme, Shqipëria nuk merret peng nga kaosi