Urimi i Euronews Albania për festën e Krishtlindjes: Ndalemi për një çast, larg zhurmës, për të dëgjuar njeriun pranë nesh

25 Dhjetor 2025 | 08:33

Këtë të enjte Euronews Albania e ka nisur me një mesazh urimi për festën e Krishtlindjes. Urimi është lexuar nga gazetari Thimi Samarxhiu në edicionin e mëngjesit të 25 Dhjetorit.

Gjatë urimit të tij, ai u shpreh se Krishtlindja është përqafimi që mungon, fjala që shëron, shpresa që nuk shuhet.

“Sot Krishtlindja vjen si një dritë e butë që prek zemrat tona, kudo që jemi.
Në këtë ditë të shenjtë, ndalemi për një çast, larg zhurmës, për të dëgjuar atë që ka më shumë rëndësi, njeriun pranë nesh.

Krishtlindja është përqafimi që mungon, fjala që shëron, shpresa që nuk shuhet.
Është besimi se, edhe në ditët më të vështira, drita lind gjithmonë. Le ta ndajmë këtë dritë me ata që ndihen vetëm, me ata që presin, me ata që shpresojnë në heshtje.

Uroj që kjo Krishtlindje të sjellë paqe në çdo shtëpi shqiptare, ngrohtësi në çdo zemër dhe forcë për të besuar në nesër. Gëzuar Krishtlindjen!”, është shprehur ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026